Gazetari dhe botuesi Mero Baze ka komentuar skenat nga Gjykata e Apelit, ku deputetët e PD-së janë rreshtuar për të mbrojtur Ervin Salianjin, nga dënimi për inskenimin e “Babales”.
“Pas skenave të gjyqit të 21 Janarit, ku gardistët mbushnin sallën ti bënin presion gjykatësve, për të liruar Ndrea Prendin, kjo mbetet skena më e turpshme e një salle gjyqi në historinë e Shqipërisë.
Këto fytyra që janë këtu për ti bërë presion drejtësisë, nuk kanë më gojë të flasin kurrë publikisht për drejtësinë e pavarur dhe shtetin ligjor.
Ervin Salianji ka vënë në rresht dhjetëra deputetë të opozitës për ti bërë presiomn Gjykatës së Apelit e cila duhet të shqiptoj vendimin për të. Ervin Salianjni është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ka katër vjet që shtyn procesin gjyqësor me presione politike dhe procedura”, shkruan Baze.
/a.r