VIDEO / Rama: Pishina publike në Durrës, pol argëtimi dhe stërvitjeje

Rikonstruksioni i pishinës publike “Taq Dafa” në Durrës ka ringjallur traditën e notit tek të rinjtë në qytetin bregdetar.

Kushtet e përmirësuara e kanë kthyer pishinën në një ambient gjithnjë e më tërheqës jo vetëm për notarët profesionistë, por dhe për amatorët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga pishina publike e rilindur në Durrës, ku mund të argëtohen dhe stërviten fëmijë edhe të rritur.

Pishina “Taq Dafa” në Durrës është rikonstruktuar tërësisht duke përmbushur të gjitha kërkesat për një pishinë olimpike.

Pishina ka një gjatësi prej 50 metra dhe një gjerësi prej 21 metra, me një thellësi që ndryshon nga 2 metra në anën veriore në 1.4 metra në anën jugore.

Ajo u hap në vitin 2015 dhe ka luajtur një rol thelbësor në nxitjen e veprimtarive fizike, sidomos për vogëlushët dhe të rinjtë e Durrësit, të apasionuar pas notit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com