Gjatë vizitës në shkollën “Demokracia” në Valias të Kamzës kryeministri Edi Rama bëri batuta me qytetarët duke u thënë se investimi i tyre në votë për socialistët u përkthye në investim për rindërtimi e shkollës 9 vjeçare “Demokracia’. Madje një prej tyre ishte dhe demokrat.
“Juve në Kamëz e keni bërë tuajën dhe ne do ua kthejmë. Vota është investim. Vija këtu më përpara u thosha investoni një herë ndryshe se ngelët duke investuar gabim. Jo, Dy gishta. Investuat një herë, ja urdhëro. Këtu tek kjo rruga ecin të majtë e të djathtë me parti pa parti.
Kurse mrena në gropë me dy gishta, idiotësi. Tjetër është të jesh demokrat e tjetër të kesh vulën, apo të mos kesh vulën. Demokratët më të mëdhenj janë socialistët mos harroni”./m.j