Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë shtetasi F. T., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë operacionit White”, në rrugën “Frang Bardhi”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. T. dhe gjatë kontrollit në çantën e tij të dorës, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak.
Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
/a.r