Vijojnë punimet për dy unazat e qytetit të Durrësit.
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook, ka ndarë pamjet teksa njofton se këto dy unaza do të lidhin zonën e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga”.
Për pasojë do të lehtësohet trafiku në do të japë impakt pozitiv në zhvillimin e mëtejshëm të zonave ku ato po ndërtohen, thekson ndër të tjera kreu i qeverisë.
“Vijojnë punimet për dy unazat e qytetit, një nga investimet më të rëndësishme të viteve të fundit.
Këto dy unaza të reja që do të lidhin zonën e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga” do të lehtësojnë ndjeshëm trafikun si dhe do të japin një impakt pozitiv në zhvillimin e mëtejshëm të zonave ku ato po ndërtohen”, shkruan Rama.