VIDEO / Publikohen pamjet, pak çaste pas atentatit në Vlorë, u qëllua ndaj Kevin Hajrullës

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së martës në lagjen “Çole” të qytetit të Vlorës. Një person që udhëtonte me një “Benz” ngjyrë gri është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë tjetër në lëvizje, e cila më pas u largua me shpejtësi.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 30-vjeçari Kevin Hajrullah, i cili ishte dhe objektivi i atentatit teksa plumbat nuk kanë kursyer dhe Armando Spahiu që shiste fruta-perime në një dyqan pranë vendngjarjes.

Ne mjetin e djegur të llojit Kia janë gjendur dy kallashnikovë si dhe dy karikatorë të tyre. I plagosuri i dyte Armand Spahiu ka marre një plagë në këmbë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa Kevin Hajrulla në sallën e operimit në gjendje shumë të rëndë.

Forca të shumta policia kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj. Pak minuta pas ngjarjes, mësohet se një automjet është gjetur duke u djegur në autostradën Levan-Vlorë, e cila dyshohet se iu përket autorëve. Paraprakisht raportohet se i plagosuri Kevin Hajrullah ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi drejt makinës së tij janë qëlluar dhjetëra plumba, gëzhojat e të cilave kanë mbushur trotuarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com