VIDEO/ Publikohen pamjet e fundit të Ervis Martinajt, shkon në shtëpinë e të dashurës dhe largohet me makinë

Publikohen momentet e fundit të Ervis Martinajt i cili pret qetësisht ashensorin me një qese me ushqime në dorë.

Sipas joq Ervis Martinaj, shihet në një pallat ku banonte e dashura e tij prej 7 vitesh teksa pamjet tregojnë që ngjit ashensorin me një qese ushqimesh “take-away” në dorë.

Por diçka i tërheq vëmendjen, pasi gjithë kohës flet me dikë me mesazhe, e sytë nuk i ngre kurrë nga telefoni. Më pas, pasi hipën në ashensor dhe zbret është kapur edhe momenti kur del nga pallati në rrugë dhe ecën drejt makinës së tij tip “Benz” me xhama të zinj i cili u gjet i braktisur në rrugën e Kombit.

Asgjë nuk është konfirmuar në lidhje me fatin e biznesmenit të lojërave të fatit që nga periudha kur u zhduk pa lënë gjurmë. 36-vjeçari është emër i lakuar në kronikën e zezë në Shqipëri.

Ai njihet për përfshirjen e disa prej ngjarjeve më të bujshme në botën e krimit në vend. Teori të ndryshme kanë qarkulluar për Martinajn që nga koha kur është zhdukur por asgjë nuk është konfimuar ende me prova./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com