Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të diel pamje nga kantieri i portit të ri turistik në Vlorë. Ky port, sipas kreut të qeverisë, do ta pasurojë edhe më shumë peizazhin e Vlorës dhe atje do të ankorohen jahte të ndryshme.
Po ashtu thekson se porti i ri e integron Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut. Kjo gjë hap një burim të ri rritjeje të punësimeve, shërbimeve dhe të ardhurave nga ekonomia e detit.
“Dhe me Portin e Ri Turistik, i cili do ta pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së Rilindur edhe me jahtet e shumëmunguara të vizitorëve, duke e integruar më në fund Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut dhe duke hapur burim të ri domethënës rritjeje të punësimit, shërbimeve, të ardhurave nga ekonomia e detit, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama.
/a.r