Ambasadori britanik në Meksikë ka reaguar pas shkarkimit të tij nga detyra të premten, pasi i drejtoi armën një punonjësi të ambasadës.
Jon Benjamin u shpreh se e gjitha ishte një shaka, por duket se ka qenë ‘pa kripë’. Tashmë në rrjetet sociale është shpërndarë videoja në fjalë, duke u bërë menjëherë virale.
Sipas mediave të huaja, incidenti ndodhi teksa ambasadori ishte në një vizitë zyrtare në qytetet Durango dhe Sinaloa, qytete të njohura për influencën e karteleve të kokainës.
Sipas raportimeve, arma ka qenë e një prej shoqëruesve, ndërsa ambasadori është duke “bërë shaka” me armën në dorë.