VIDEO / Plas grushti mes deputetëve në Parlamentin e Gjeorgjisë

Një incident i rëndë është regjistruar në Parlamentin e Gjeorgjisë, ku disa deputetë janë përfshirë në një përleshje të ashpër me njëri tjetrin.

Shkak është bërë pasi deputetet në pushtet ishin të gatshëm të miratonin projektligjin e diskutueshëm për “agjentët e huaj”. Projektligji është kritikuar nga vendet perëndimore dhe ka nxitur protesta në vend.

Pamjet e transmetuara në televizionin gjeorgjian shfaqën Mamuka Mdinaradzen, kreun e partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, një forcë shtytëse pas projektligjit, duke u grushtuar nga deputeti i opozitës, Aleko Elisashvili teksa  fliste nga foltorja.

Incidenti shkaktoi një përleshje më të gjerë midis disa deputetëve. Pamjet shfaqën Elisashvilin duke u përshëndetur me brohoritje nga protestuesit jashtë ndërtesës së Parlamentit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com