Në një moment, ajo u kap duke qeshur kur presidenti i 47-të i ShBA-së deklaroi se do të ketë përparësi ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës”.
Kjo ngjarje ndodhi në fjalimin pas betimit të Donald Trump.
“Amerika do të rimarrë vendin që i takon si kombi më i madh, më i fuqishëm, më i respektuar në tokë”, tha Trump në fjalimin e tij.
“Pas një kohe të shkurtër, ne do të ndryshojmë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës dhe do të rivendosim emrin e një presidenti të madh, William McKinley, në malin McKinley, ku duhet të jetë dhe ku i takon”, shtoi ai.