Me përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës është shoqëruar seanca plenare në Malin e Zi.
Pas konfrontimit fizik, kryeparlamentari Andrija Mandiq dha 5 minuta pushim, për qetësimin e situatës.
Sipas njoftimit, sot në Cetinje deputetët duhet të diskutojnë për propozimet e ligjit për ratifikimin e disa marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare.
Deputetët do të shprehin qëndrimet e tyre për Projektligjin për konfirmimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës për ndërtimin e një ure ndërshtetërore mbi lumin Tara dhe lidhjen e pjesëve kufitare.
Në rendin e ditës së propozuar të seancës është edhe Projektligji për Konfirmimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për ndërtimin e një ure ndërshtetërore mbi lumin Bojana.
Projektligji për ratifikimin e Konventës Ndërkombëtare të Nairobit për largimin e rrënojave nga viti 2007 do të dalë nesër para deputetëve.
/f.s