Reperja Key Vhani akuzohet për vrasjen e menaxherit të saj më 9 tetor, ndërsa një kamera sigurie që regjistroi momentin kur 27-vjeçarja e qëlloi dhe vrau në mes të rrugës në Miami, SHBA.
Në video, reperja shihet duke u përleshur me një burrë jashtë një makine të bardhë. Pak sekonda më vonë të dy fillojnë të përplasen me njëri-tjetrin me menaxherin e 27-vjeçares që ka dalë nga automjeti dhe i bashkohet sulmit ndaj Vhanit. Më pas reperja nxjerr një armë nga çanta dhe fillon të qëllojë drejt menaxherit të saj.
Miami-
Rapper Key Vhani gets out of manager’s car
Rapper Key Vhani fights with manager
Rapper Key Vhani MURDERS manager
Rapper Key Vhani gets run over by manager’s friendJust another day in ‘rapper land’~#BidensAmerica pic.twitter.com/DSWXNdekHn
— TruthInBytes (@bytesintruth) November 19, 2023
Menjëherë pas të shtënave, njeriu me të cilin fillimisht ishte përleshur reperja, e tërheq zvarrë 27-vjeçaren me makinën e bardhë dhe largohet në drejtim të panjohur, ndërsa Key Vhani bën të njëjtën gjë pasi ngrihet në këmbë.
Sipas një zëdhënësi të policisë, reperja pretendoi se ishte e frikësuar për shkak të kërcënimit të viktimës, duke deklaruar se ajo e dëgjoi atë t’i thoshte: “Do të të vras me një grusht”.
Ajo deklaron se nuk është fajtore, me avokatët e saj që argumentojnë se ky është një “rast i qartë vetëmbrojtjeje”. Çështja pritet të shkojë në gjyq më 15 shkurt 2024.