VIDEO/ Panik në SHBA, një person qëllon me armë zjarri jashtë selisë së CIA-s

Një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri pranë selisë së CIA-s në Virginia, teksa në pak momente e gjitha zona është rrethuar nga forcat e policisë.

Departamenti i Policisë tha në një postim në X se kishte të bënte me një “incident të izoluar tashmë” në selinë e CIA-s.

“Divizioni i Operacioneve Speciale është në vendngjarje duke ndihmuar”, theksohej në deklaratë. Një transmetim i drejtpërdrejtë shfaq momentin kur autoritetet shkojnë në vendngjarje me automjete të blinduara.

Fox 5 dhe ABC News raportojnë se personi dyshohet se ka kërcënuar verbalisht jashtë portës së CIA-s, e më pas ka shtënë në ajër.

Autori është neutralizuar ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com