Një video e re tronditëse vjen nga SHBA e cila tregon dhunën e policisë së Çikagos, ku këta të fundit kanë qenë sërish në vorbullën e polemikave.
Gjatë një kontrolli në rrugë, oficerët me rroba civile vranë një afrikano-amerikan 26-vjeçar, Dexter Reed , duke qëlluar 96 të shtëna në 42 sekonda.
Pamjet, të marra nga kamera që ishte vendosur në trupin e një oficeri policie ishin regjistruar më 21 mars, por që u bënë publike vetëm tani, tregojnë të gjithë sekuencën e ngjarjeve.
Dexter Reed u ndalua, sepse po udhëtonte pa rrip sigurimi. Sipas versionit zyrtar policia hapi zjarr, pasi 26-vjeçari nuk pranoi të dilte nga automjeti dhe qëlloi i pari duke plagosur një efektiv.
Videot e ngarkuara në internet nga policia e Çikagos tregojnë këndvështrime të ndryshme, duke përfshirë atë të oficerëve që qëlluan. Megjithatë, nuk ka imazhe të qarta të viktimës që është duke hapur zjarr.
Më pas në sediljen e pasagjerit të makinës së Reed është gjetur një armë zjarri./m.j