Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga forca policie. Para SPAK janë mbledhur një numër i vogël i mbështetësve të tij.
“O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, ishin brohoritjet njëzëri të këtyre të fundit.
Madje një prej demokratëve i tha: Të marrsha të ligat, të marrshat të keqen!
“Për të përfaqësuar pluralizmin, PD, jam këtu sot për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin kriminal në këtë ndërtesë. Ne do të fitojmë! Fitore!!”, tha ai para se të ngjiste shkallët e SPAK.
/a.r