Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë. Raportohet se një person ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë.
Më tej bëhet me dije se ai është neutralizuar nga policia. Incidenti ka ndodhur ditën e sotme pak orë pasi vula e PD-së i kaloi Sali Berishës. Në videon e publikuar duket një person i veshur me ngjyrë blu teksa gjuan me gurë drejt godinës.
Pasi vihet re nga efektivët ata shkojnë drejt tij dhe e kapin ndërsa e shtrijnë në tokë. Nuk dihet ende arsyeja se pse ka ndodhur ngjarja dhe nëse personi është shoqëruar në polici.