Gazetari Lorenc Vangjeli tha në emisionin Now në Euronews Albania se e kishte denoncuar ekzistencën e platformave të enkriptuara vite më parë dhe kishte treguar se posedues të saj janë politikanë të lartë, ministra, ish-ministra, anëtarë të sistemit të drejtësisë dhe disa nga bosët më të mëdhenj të krimit.
Ai e cilësoi propozimin e opozitës për vetëdeklarim të të gjithë politikanëve që kanë përdorur Sky ECC të pazbatueshëm dhe në kundërshtim me kushtetutën.