Video në TikTok duke hyrë me forcë në bankë, lirohet 38-vjeçari në Korçë

Gjykata e Korçës vendosi sot masën e sigurisë detyrim paraqitje për 38-vjeçarin Valter Xhelillarin, i cili u kap pasi kishte hyrë me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë në Korçë.

Në deklarimin e tij në polici, ai tha se ishte në gjendje të dehur dhe se nuk mbante mend asgjë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 21 dhjetorit në lagjen nr.3 të qytetit të Korçës.

Rreth orës 22:05, 38-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e një banke, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, pa marrë asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com