Video-montazhi i Rithemelimit / Kryebashkiaku i Librazhdit nuk tha kurrë se 7000 shqiptarë u nisën drejt Athinës

Kryetari i Bashkisë së Librazhdit ka reaguar mbi një video montazh ku ai flet nga takimi me diasporën në Greqi.

Mediat pranë opozitës pretenduan se në video ai ka pranuar që 7000 shqiptarë u nisën drejt Athinës. Por videoja në fjalë rezulton një montazh që nuk ka lidhje me cfarë ka thënë Disha në të vërtetë.

Në fakt, ai është pyetur sa ishte numri i personave të pranishëm në takimin e Athinës dhe përgjigja e tij ishte mbi 7000 persona. Por kjo pyetje është zhdukur nga videoja e publikuar.

Po ashtu nga xhirimi është zhdukur edhe përgjigja e kryebashkiakut kur pyetet se sa persona erdhën nga Shqipëria, ku ai thotë në të vërtetë, “shumë pak”.

“Me paturpësi, këtë përgjigje e kanë montuar duke e shkëputur nga konteksti dhe e kanë qepur sipas nevojës së propagandës së tyre bajate sikur të pranishmit në takim ishin marrë me vete nga Shqipëria. Një qepje ordinere që keqpërdor në ekstrem përgjigjen time tjetër për tjetër gjë! “, shkruan Disha.

REAGIMI i PLOTË:

Jua kuptoj hallin që kanë. Të braktisur nga njerëzit pasi i kanë zhgënjyer dhe nëpërkëmbur, nuk e pranojnë dot një sallë të tejmbushur si asnjëherë më parë me emigrantë shqiptarë që me sakrifica e ndershmëri jetojnë e punojnë prej vitesh në Greqinë fqinje.

Nuk është thjesht mllefi ndaj Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama por dyshoj në fakt se është mllefi ndaj bashkëkombësve tanë ai që i shtyn këta të mjerë të bëjnë montazhe qesharake si ky i transmetuar në emisionin Piranjat.

Jam pyetur prej tyre sa mendoni se është numri i personave të pranishëm në atë takim dhe jam përgjigjur 7000. Me paturpësi, këtë përgjigje e kanë montuar duke e shkëputur nga konteksti dhe e kanë qepur sipas nevojës së propagandës së tyre bajate sikur të pranishmit në takim ishin marrë me vete nga Shqipëria. Një qepje ordinere që keqpërdor në ekstrem përgjigjen time tjetër për tjetër gjë!

Një takim i tillë me vlera patriotike, pa dallime partiake dhe me krenarinë e madhe që kemi për emigrantët nuk mund të përbaltet nga një portal që ka për qëllim klikimet dhe keqinformimin e publikut.

Krenarë për emigrantët shqiptarë në Greqi të cilët dhe njëherë treguan vlerat dhe punën e tyre të jashtëzakonshme.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com