VIDEO/ Momenti kur anëtari i klanit serb ekzekutohet me armë para syve të gruas dhe fëmijës në Brazil

Darko Geisler Nedeljković, 43-vjeç nga Pancevo, për të cilin mediat serbe raportojnë se dyshohet se ishte anëtar i klanit kriminal të Skaljar dhe përdorte një identitet të rremë si Dejan Kovač, u vra në një të shtëna që u regjistruan më 5 janar në vendbanimin bregdetar Embare të Sao Paulos në Brazil.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë regjistruar momentin i cili është publikuar sot gjerësisht nga mediat serbe.

Në momentin e atentatit, Nedeljkoviç po ngiste një biçikletë në të cilën ishte ulur djali i tij katërvjeçar, ndërsa gruaja e tij në biçikletën tjetër. Kur janë ndalur para hyrjes së oborrit, sulmuesi ka vrapuar dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të 43-vjeçarit. Më pas ai ra në trotuar, ashtu si djali që ishte në biçikletë, ndërsa gruaja e tij vrapoi për t’i ndihmuar.

Mediat braziliane raportojnë se ambulanca ka arritur t’i japë ndihmë Nedeljkoviqit, por ai ka pësuar një arrest kardiorespirator dhe ka ndërruar jetë. Fqinjët thanë se Nedeljkoviq ishte i qetë dhe i tërhequr. Ai punonte në një punishte zdrukthtarie dhe për katër vjet jetoi me gruan dhe djalin e tij në rrugën ku edhe u vra. Blic bën të ditur se Nedeljkoviq ka qenë i përfshirë në disa likuidime në Mal të Zi dhe se, sipas njohurive të policisë serbe, ai ka qenë edhe vrasës me pagesë i klanit Zemun, i cili dyshohet se drejtohej nga Luka Bojoviq. Që nga viti 2014, në media ka spekulime se ai mund të mos jetë më gjallë.

/a.d

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com