Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy persona të armatosur qëllojnë me armë brenda një kishe në Stamboll.
Siç shihet në video, një prift hyn në kishë dhe më pas hyjnë dy personat e maskuar, të cilët hapin zjarr.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një person, ndërsa raportohet se disa persona janë plagosur.
Sulmuesit janë arratisur menjëherë, ndërsa besimtarët që ndodheshin në kishë duke ndjekur meshën e të dielës janë shtrirë në tokë në momentin e sulmit për tu mbrojtur. Deri më tani nuk dihen ende motivet e sulmit.
— EHA Arşiv (@eha_video) January 28, 2024
/f.s