VIDEO / Momente paniku në Rinas, indiani hap derën e avionit dhe tenton të hidhet, pamje të rënda

Një indian që po deportohej nga Shqipëria drejt Indisë, shkaktoi jo pak panik, të martën rreth orës 20:00.

Ai është munduar të hapë një nga dyert e avionit duke tërhequr dorezën e sigurisë. Emri i tij nuk dihet, por avioni është ndaluar në pistë pak momente pas incidentit, duke mos mundur të niset.

Stafi i stjuardesëve ka vepruar në mënyrë të shpejtë.

Siç shihet në video personi është i shtrirë në dyshemenë e avionit, pranë derës që ndodhet tek kabina.

Nëse një veprim i tillë do të kryhej në fluturim, pasojat do të kishin qenë edhe më të rënda.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com