VIDEO / Mjeku Gashi ia mbath me vrap nga mbrapa Gjykatës, qytetari: Ik o hajdut ik…

Mjeku Edmond Gashi i akuzuar për “shpërdorim detyre” te “Onkologjiku” ia ka dalë të mos përballet më me gazetarët. Pasi në Gjykatën Penale të Tiranës iu konfirmua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ai doli nga pjesa e pasme e godinës institucionale.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci ka siguruar edhe videon e mjekut që largohet duke vrapuar…

Kujtojmë se sipas hetimeve që ka kryer Prokuroria e Tiranës mbi skemën kriminale, ku përfshihen bluzat e bardha, rezulton se Gashi i ka drejtuar pacientët e sëmurë me kancer te klinika e tij private në Astir.

Sot kur mbërriti në Gjykatë, për median tha vetëm një fjali: Unë kam bërë detyrën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com