Pas disa orësh përleshjesh verbale dhe fizike të deputetëve në parlamentin e Malit të Zi, është miratuar marrëveshja me qeverinë e Shqipërisë për ndërtimin e urës së re mbi lumin e Bunës.
Ura me gjatësi 310 metra që do të kushtojë rreth 20 milionë euro do të financohet përgjysmë nga qeveria malazeze dhe ajo shqiptare dhe do të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë.
Mediat malazeze shkruajnë se në Kuvend pati përplasje fizike mes deputetëve të qeverisë dhe atyre të partisë më të madhe opozitare të Demokracisë Socialiste.