Top Channel siguron pamjet nga ngjarja e rëndë në Athinë, ku dy persona u ekzekutuan në mes të ditës.
Në video shihen momenti kur viktimat tentojnë në largohen, por u qëlluan për vdekje.
Në lidhje me ngjarjen, policia greke ka arrestuar dy persona të dyshuar. Sipas informacioneve të deritanishme, bëhet fjalë për shtetas turq që kishin kërkuar azil në Greqi.
Po ashtu janë shpallur në kërkim edhe të paktën dy persona të tjerë, të cilët vlerësohet se kanë marrë pjesë në pritën vrasëse që rezultoi me vrasjen e dy shtetasve turq. / Top Channel / a.m.