VIDEO / Makina që shkunden e ndërtesa që bien, çfarë filmuan kamerat gjatë tërmetit në Tajvan

Të paktën katër të vdekur janë bilanci i tërmetit që goditi Tajvanin, me 26 ndërtesa të raportuara gjithashtu se janë anuar ose janë shembur në qarkun Hualien. Që nga tërmeti ka pasur paralajmërime emergjente për cunami si në ishull ashtu edhe në vendet fqinje, veçanërisht në Japoninë jugore dhe Filipine.

Mediat tajvaneze raportuan se banorët u bllokuan në ndërtesat e shembura në qytetin ishullor Hualien pas tërmetit shumë të fortë 7.5 ballë që goditi pak para orës 08:00.

“Dy ndërtesa janë shembur dhe mund të ketë njerëz të bllokuar. Nuk kemi asnjë informacion të mëtejshëm për momentin”, u kufizua të thoshte një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve Hualien.

Tërmeti me magnitudë 7.5 goditi mjaft afër ishullit, duke shkaktuar paralajmërime emergjente për cunami për vetë Tajvanin dhe ishujt japonezë të prefekturës Okinawa (në jugperëndim). Një paralajmërim emergjent për cunami është lëshuar gjithashtu në Filipine.

Tërmeti shumë i fortë, i cili sipas vlerësimeve të para ka qenë me magnitudë 7.5 ballë, ka ndodhur në brigjet e Japonisë jugperëndimore, raporton rrjeti televiziv publik japonez NHK.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, lëkundja ishte 7.4 Rihter dhe epiqendra e saj ndodhej 12 kilometra në jug të Tajvanit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com