Deputetë të Rithemelimit kanë shkuar mëngjesin e së premtes në Gjykatën e Tiranës në mbështetje të 4 personave të arrestuar për dhunë, gjatë protestës së Sali Berishës më 20 shkurt.
Gazment Bardhi, Lefter Gështenja, Agron Gjekmarkaj, Edmond Spaho u shfaqën në ambientet e Gjykatës në mbështetje të të rinjve, të cilët qëndrojnë pas hekurave tashmë prej 4 ditësh.
11 persona u proceduan për incidentet në protestën e 20 shkurtit, ku u hodhën shishe me lëndë djegëse në drejtim të policëve dhe godinës së Kryeministrisë.
Rithemelimi pretendon se në radhët e protestuesve, kishte efektivë të policisë civilë të cilët provokuan dhe ushtruan dhunë ndaj personave të pranishëm, duke i shoqëruar ata me forcë.
Ndërkohë Gjykata ka vendosur sot detyrim paraqitje për katër të ndaluarit.
/a.r