VIDEO/Kryemadhi shijon jetën pas ndarjes nga Meta, xhiro me makinë rrugëve të Tiranës me kafe në dorë

Monika Kryemadhi duket se po i shijon në maksimum këto ditë qetësie në Tiranë, ndërsa shumë qytetarë për t’i shpëtuar temperaturave të larta i janë drejtuar plazheve.

Monika ka publikuar një video në rrjetin social Tik Tok, ku shfaqet me njërën dorë në timon, ndërsa në tjetrën duke mbajtur një kafe dhe duke shijuar muzikën në sfond.

“Është mëngjes i mirë se Tirana është bosh”, shkruan Kryemadhi krah videos ku bën xhiro me makinë.

Ish-kryetarja e LSI ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale kohët e fundit, duke jetuar jetën pavarësisht bumit mediatik që bëri me ndarjen dramatike nga Ilir Meta. Mesa duket politika që dikur i bashkoi, sot u bë shkak për divorc.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com