VIDEO/ Kontrolle me qen nëpër banesa, dalin pamjet e operacionit ‘Muratori’, droga e sekuestruar me vlerë 2.7 milionë euro

Sot është zhvilluar një operacion ku është çmontuar një organizatë e strukturuar kriminale në trafikut të drogës.

Operacioni ‘Muratori’ është zhvilluar me mbështetjen e Eurojust-it dhe Europol-it ku u arrestuan 67 të dyshuar, në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë, dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe ndaj 12 të dyshuarve të tjerë u ndërmorën masa të tjera parandaluese në Itali.

Shqiptarët e arrestuar janë: Kledion Muollari; Ervis Vangjeli; Elion Laçi; Kristian Ibrahimaj; Alban Mahilaj; Klaudia Sulejmani; Besmir Salajmaj;Gabriela Avduli; Francesko Doda dhe Altin Ymeraj.

Rrjeti kryesisht trafikonte heroinë, kokainë, hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta.

Ky operacion çoi në sekuestrimin e një sasie narkotikësh me vlerë prej 2.7 milionë eurosh dhe sekuestrimin e pasurive në vlerën 5 milionë euro.

Siç shihet nga pamjet, kontrollet janëzhvilluar nëpër banesa, me qen.

Në Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme.

SPAK  bëri me dije se dy oficerë të Europolit u vendosën në Shqipëri dhe Itali gjatë ditës së operacionit për të mbështetur autoritetet kombëtare me masat e tyre hetimore./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com