VIDEO / Kamerat “tradhtojnë” hajdutin në Librazhd, i veshur me të bardha, hyn në dyqan dhe

Policia e Librazhdit ka vënë në pranga dy autorët që vodhën një shumë parash ditën e djeshme në një dyqan në Librazhd.

Bëhet fjalë për shtetasit:  E. D., 22 vjeç dhe E. P., 40 vjeç, të dy banues në Kamëz. Dy hajdutët u arrestuan në Belsh, njërit prej të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e një 26-vjeçari nga Lezha, i dyshuar i përfshirë në këtë vjedhje. Policia ka sekuestruar makinën e marrë me qira, që u përdor nga autorët e dyshuar, për këtë vjedhje. Ndërsa ka publikuar pamje nga momenti  kur njëri nga autorët hyn në dyqan dhe vjedh paratë. Më pas ai del nga dyqani, hipën në makinën që po e priste jashtë dhe arratiste me bashkautorin.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dje, rreth orës 10:45, kanë vjedhur 110 000 lekë, në biznesin e shtetasit A. S., 58 vjeç dhe më pas janë larguar me një automjet tip “Seat” të marrë me qira.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. D., më datë 12.04.2024, ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit N. G., 59 vjeç, në fshatin Dragostunjë, Librazhd.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që këta shtetas dyshohen të jenë implikuar. Vijon puna edhe për kapjen e shtetasit G. Ll..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com