VIDEO/Jo vetëm raketa nga Irani, sulm terrorist në Tel Aviv, 6 të vdekur

Lindja e Mesme është në luftë. Në të njëjtën kohë kur Irani nisi një sulm me raketa kundër Izraelit, një sulm terrorist ka tronditur Tel Avivin.

Në jug të kryeqytetit izraelit, është sulmuar një stacion tramvaji pranë Jaffa rreth orës 19:00. Mediat izraelite raportojnë se dy persona të armatosur dolën nga treni i tramvajit dhe hapën zjarr në drejtim të qytetarëve.

Autoritetet deri më tani kanë konfirmuar gjashtë të vdekur dhe shtatë të plagosur nga sulmi, me katër prej tyre që janë në gjendje kritike për jetën, raporton A2.

Agresorët janë neutralizuar nga një qytetar dhe një roje sigurie që ndodheshin në vendngjarje dhe hapën zjarr ndaj tyre. Sakaq, kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur dy terroristët dalin nga treni dhe njëri prej tyre mban në duar një armë automatike.

Fillimisht ata gjuajnë një burrë, i cili ishte shtrirë në tokë, ndërsa dhjetëra pasagjerë të tjerë shihen brenda tramvajit të shtrirë në dysheme për t’u mbrojtur nga plumbat.

Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që në zonë të jetë i pranishëm edhe një tjetër terrorist , i cili ka si mision mbulimin e dy autorëve. Në vendngjarje ndodhen aktualisht sipas mediave izraelite forca të mëdha policore dhe të Antiterrorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com