VIDEO/ Irani vajton presidentin, momenti kur shpallet zyrtarisht vdekja e Raisit

Irani vajton sot vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi.

Televizioni shtetëror Iranian konfirmoi mëngjesin e kësaj të hëne vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi dhe ministrit të jashtëm Hossein Amir Abdollahian.

Presidenti dhe ministri humbën jetën, kur helikopteri me të cilin ata po udhëtonin u rrëzua nga mjegulla dhe moti i keq.

Mediat e huaja kanë publikuar momentin nga shpallja e vdekjes së presidentit iranian. Njoftimi është bërë në xhaminë Imam Riza në qytetin e Mashhadit.

“Me keqardhje ju njoftojmë se lideri ynë Ajatollah Sejjid Ebrahim Raisi, shërbëtori i Imam Rizait, i cili tre vjet më parë në ditën e lindjes së Imam Rizait u bë presidenti i tetë i Republikës Islamike ra dëshmor në natën e lindjes së imamit Reza”, tha ai në njoftim.

Jashtë xhamisë, qindra mbështetës të qeverisë iraniane, sipas New York Times, , shpërthyen në britma dhe vajtime kur u bë njoftimi. Në fakt, në xhami në shenjë zie është ngritur në gjysmështizë një flamur i zi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com