VIDEO / Iku me vrap nga salla e gjyqit, dalin pamjet e “arratisjes” së mjekut Edmond Gashi

Kanë dalë pamjet nga “arratisja” me vrap e mjekut Edmond Gashi nga ambientet e gjykatës, në mënyrë që t’i shmangej gazetarëve.

Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” në skandalin e Onkologjikut.

Ai u paraqit në gjykatë rreth orës 10:30, ndërsa në hyrje ku e prisnin gazetarët nxitoi për t’iu shmangur dhe tha: “Bëj vetëm punën”.

Ndërkohë, pas gati 100 minutash në gjykatë, ai doli nga ana e pasme, aty ku kalojnë vetëm gjyqtarët e prokurorët, ndërsa vrapoi për t’iu ikur gazetarëve.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com