Heidi dhe Fationi u përfshinë në një debat të ashpër këtë pasdite në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.
Sipas banorit, kishte rënë dakord me modelen që të stërviteshin bashkë, por ajo e refuzoi në moment të fundit. “Doje t’i bëje qejfin shokëve të tu”, tha Fationi, ndërsa konkurrentja iu drejtua me fjalët: “këtë presion po e bën me njeriun e gabuar”.
Fationi: Nëse ti vazhdon ashtu, nuk të flas, mos më fol fare dhe jemi shumë në rregull
Fationi: Hajd, mirupafshim
Heidi: Unë nuk i bëj qejfin asnjërit, thashë tri herë që nuk doja. Isha e çakërdisur dhe ti tani po më bie mua prapë për këtë punë
Fationi hesht
Heidi: Si të duash, këtë presionin dhe arrogancën po e bën me njeriun e gabuar
Fationi (i drejtohet Vesës): Je super gocë flori zemra, mos ë të fryjnë njerëzit, ke mendimin tënd
Heidi: Po e devijoni komplet
Fationi (i drejtohet Vesës): Mos u influenco nga njeri, se duan të të influencojnë
Në debat ndërhyri edhe Rike, por nuk mundi të qetësoje dy banorët
Fationi: Për kokë të mbesës po të them, do vish për stërvitje, s’dua më tha
Rike: Zihuni, por jo para të gjithëve
Heidi: Po mirë, më fal
Fationi: Nuk ka më fal fare, mos më fol fare mua. Mos u influenco dhe t’i bësh qejfin shokëve të tu
Rike (i drejtohet Heidit): Qetësohu
Heidi: Po si të qetësohem, shih çfarë presioni bën ai