Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Vaun e Dejës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një banesë.
Policia ndau edhe pamjet nga operacioni, krahas të cilave shkruan se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bushat, ndërsa i arrestuari ishte banues në fshatin Reç i Ri.
Njoftimi i Policisë:
Vau i Dejës-U kap në flagrancë, në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur, vihet në pranga 39-vjeçari.
Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas njoftimit se po tentohej të vidhej në një banesë në fshatin Bushat, u bë i mundur arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit N. M., 39 vjeç, banues në fshatin Reç i Ri.
Shërbimet e Policisë e kapën 39-vjeçarin në flagrancë, në ambientet e banesës, ku kishte hyrë me qëllim vjedhjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./m.j