VIDEO/ Goditet grupi kriminal në Vlorë, Balla: Shembull i shkëlqyer për t’u shkuar deri në fund zbardhjes së shumë ngjarjeve

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla me anë të një postimi në “facebook” ka reaguar në lidhje me aksionin e sotëm të Policisë së Shtetit nën drejtimin e SPAK ku u godit një grup i organizuar kriminal.

Balla thotë së parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit, ndërsa për rastin e sotëm, ai thekson se hetimi ka nisur verën e kaluar pas arrestimit të një personi.

Reagimi:

Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Arrestimi i një personi në verën e vitit të kaluar në Vlorë, ndërsa përgatitej të kryente një krim të rëndë kundër personit, nga Policia e Shtetit dhe hetimi shumë profesional disa mujor nën drejtimin e një prej prokurorëve të SPAK, ka çuar në identifikimin dhe vendosjen nën akuzë të tre anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal. Ky operacion dhe kjo formë efikase bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe SPAK janë një shembull i shkëlqyer për tu shkuar deri në fund zbardhjes së shumë ngjarjeve kriminale.

Gjithashtu përgëzime Policisë së Shtetit në Tropojë, Fier, Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, Dibër, Shkodër dhe Muriqan, Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe  Drejtorisë për Krimet e Rënda në DPPSH. Gjatë 24 orëve të fundit janë sekuestruar një arsenal armësh zjarri, municion luftarak, uniforma ushtrake, lëndë narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com