Kujtim Gjuzi në Intervistën e Ditës me Ermal Peçin foli për zgjedhjet në SHBA dhe pse ishte i bindur që do të fitonte Donald Trump.
Gjuzi tregoi se ka mbështetur fushatën presidenciale të Trump, duke vlerësuar qëndrimin e tij kundër abortit, politikat për emigracionin dhe me rrallë.
Ai foli dhe për burgosjen e Ilir Metës.
“E kam mbështetur prej fillimit Donald Trump. Nuk kam kërkuar votë, pasi konsiderohet ndërhyrje në Amerikë dhe menjëherë Ambasada ka të drejtë të të ekstradojë.
Por e dija që do të dilte me fitore, pasi ka 7 pikë që ia vlerësoj në programin e qeverisjes. Nga biznesi, familja, anti-aborti, politikat e emigracionit.
Jam me Trump, pse? Sepse është biznesmen sikurse unë. U bë politikan. Ai është presidenti i Amerikës, që do të thotë perandori Cezar”, tha Kujtim Gjuzi.
/a.r