Një sherr i dy turistëve që ka zgjatur për rreth 20 minuta, ka mbledhur dhjetëra qytetarë e pushues në Lungomaren e Vlorës.
Ata janë përpjekur fillimisht t’i ndajnë dy burrat që po konfliktoheshin, por ata sërish nisnin të ziheshin. Nuk dihet se çfarë i ka shtyrë turistët të përleshen me njëri-tjetrin në qytetin bregdetar, ku kanë ardhur për pushime.
Për rreth 20 minuta, ata kanë vijuar të debatojnë mes tyre dhe të përleshen, derisa efektivët e njoftuar nga qytetarët kanë mbërritur në Lungomare dhe i kanë shoqëruar të dy.
/a.r