VIDEO / Erdogani tërbohet me kandidatin e tij pas e la të priste dy minuta në podium

Turqia është futur në klimën e zgjedhjeve lokale dhe tashmë ka nisur prezantimi i kandidatëve të partisë në pushtet.

Gjatë ditës së djeshme, AKP prezantoi kandidatët e saj për qytetet kryesore të Turqisë në një ceremoni që u transmetua LIVE në televizionet kryesore të vendit, por jo gjithçka shkoi siç duhej.

Presidenti Erdogan nisi të lexonte emrat e kandidatëve dhe nisi nga qyteti Artvin, por kur ai tha emrin e Mehmet Kocatepe, ai nukishte aty.

Erdogani e përsëriti emrin, por sërish kandidati nuk doli në skenë. Ai u vonua dy minuta dhe tërbimi dukej në sytë e Presidentit autoritar të Turqisë.

Për më tepër, ndiqni videon:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com