VIDEO / Erdogan godet me shuplakë një djalë të vogël se nuk i puthi dorën, më pas i jep para

Një video e presidentit Erdogan teksa godet me shuplakë një djalë të vogël është bërë menjëherë virale në internet.

Video është postuar nga një kanal turk në Youtube, ndërsa Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan ndodhet në një ceremonie hapjeje për shtëpitë e rindërtuara si pjesë e transformimit urban në provincën veriore të Rizes.

Në video duket fëmijë i vogël, i cili i afrohet presidentit, por nuk i puth dorën, ndërsa merr një shuplakë të lehtë në fytyrë, ndërsa djali tjetër merr disa para nga Erdogan.

Kritikat në internet kanë vërshuar menjëherë ndaj presidentit të Turqisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com