Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi sot Mianmarin, duke tronditur edhe Tajlandën e duke shkaktuar panik masiv. Mijëra njerëz dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa operacionet e shpëtimit janë në vazhdim për të gjetur të mbijetuarit.
Në Bangkok, një ndërtesë 30-katëshe në ndërtim u shemb plotësisht, duke lënë të vdekur të paktën dy punëtorë dhe duke zënë dhjetëra të tjerë nën rrënoja. Pamjet tronditëse tregojnë punëtorët duke vrapuar të tmerruar ndërsa ndërtesa shkatërrohej mes një reje pluhuri.
Dridhjet e forta janë ndjerë edhe në kryeqytetin tajlandez, 800 milje larg epiqendrës, duke detyruar njerëzit të largohen nga ndërtesat.
Video të tjera tregojnë ujërat e pishinave në tarracat e qiellgërvishtësve duke u derdhur në rrugë.
Aeroportet kanë pezulluar operacionet për të vlerësuar dëmet. Kryeministrja e Tajlandës, Paetongtarn Shinawatra, ka shpallur Bangkokun “zonë emergjence” dhe ka kërkuar evakuimin e menjëhershëm të të gjithë banorëve nga ndërtesat e larta.
Në Mianmar, është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në gjashtë rajone, me të paktën tre viktima të konfirmuara deri më tani. Pasgoditjet janë ndjerë edhe në Indi dhe Kinë, ndërsa Shërbimi Gjeologjik i SHBA ka lëshuar një paralajmërim për pasoja të rënda dhe viktima të shumta.
Rooftop infinity pool turns into a waterfall during the Bangkok earthquake (shot by my realtor) pic.twitter.com/Li5A5ONCdb
— Legal Mindset (@TheLegalMindset) March 28, 2025