E hëna e parë e SPAK për vitin 2025 shënoi paraqitjen e disa politikanëve të njohur përballë drejtësisë.
Sali Berisha, ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, u shfaq në Prokurorinë e Posaçme pas masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’, e vendosur për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’. Pavarësisht numrit fare të vogël mbështetësish jashtë zyrave të SPAK, Berisha nuk ngurroi ta krahasojë situatën e tij me atë të Donald Trump, duke pretenduar se këto procese do t’i shtojnë votat.
Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi refuzoi të japë deklarata para prokurorëve, duke u shprehur se do të flasë vetëm në gjykatë, pasi sipas saj, deklaratat që ka bërë po përdoren kundër saj.
Videoja ofron një përmbledhje të këtyre zhvillimeve, duke nxjerrë në pah përplasjet mes drejtësisë dhe politikës, ndërsa ironizon qëndrimet dhe mesazhet publike të këtyre figurave.
Përmes videos më poshtë, TemA sjell një përmbledhje të zhvillimeve të së hënës së parë të SPAK-ut në vitin 2025.