VIDEO/ E bija ishte një nga pengjet e liruara sot nga Hamasi, momenti kur babai i 24-vjeçares shpërthen në lot

Qytetarët izraelitë janë pushtuar sot nga emocionet, ndërsa tre nga pengjet që ishin nënë kontrollin e Hamasit janë liruar.

Ushtria Izraelite ka shpërndarë një video të familjes se një nga vajzave të liruara, të 24-vjeçares Romi Gonen, teksa shihnin live momentet e lirimit të saj.

Në video, shihet se si babai i 24-vjeçares Eitan Gonen hidhet përpjetë nga gëzimi. Para se të shpërthejë në lot.

24-vjeçares Romi Gonen iu zu pritë teksa tentoi të arratisej nga Festivali Supernova.

Ajo kishte udhëtuar nga shtëpia e saj në Kfar Veradim, Izraeli verior, për në festivalin, i cili u zhvillua në shkretëtirën Negev në jug, festival që u bë edhe pikënisja e luftës që zgjati plot 15 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com