VIDEO / “Duhet të zbatonte vendimin e GJKKO”, Berisha sulmon Ivi Kason publikisht: S’ka kulturë kushtetuese

Sali Berisha dhe drejtuesi i medias së familjes së tij Çim Peka i janë vërvitur anëtarit të kryesisë së PD-së Ivi Kaso, pas një interviste të tij te Real Story i Sokol Ballës.

Kaso, ka deklaruar se nëse Sali Berisha do të ishte paraqitur në prokurori sipas vendimit të gjykatës për detyrim paraqitje, nuk do të merrej masa e arrestit në shtëpi.

Duket se kjo deklaratë ka xhindosur Pekën, i cili i thotë doktorit se ka njerëz të lartë në partinë tënde që flasin siç mendojnë vetë.

Berisha është mekur menjëherë dhe për një çast nuk dinte çfarë të thoshte me batutën epike tashmë: “urdhëro”, e më pas i tha se nuk ka kulturë kushtetuese.

tema

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com