VIDEO / Dita e Shën Marisë, Rama ndan pamje nga Manastiri i Zvërnecit: Gëzuar me…

Kryeministri Edi Rama uroi të enjten besimtarët e krishterë për ditën e Shën Marisë, ndërsa ndau në rrjetet sociale disa copëza pamjesh nga Manastiri i Zvërnecit në këtë ditë feste. Besimtarët e krishterë kremtojnë sot festën e Shën Marisë, apo siç njihet ndryshe “Fjetja e Hyjlindëses”.

15 gushti është kulmi i festimeve të ditës së Shën Marisë, që kremtohet nga besimtarët e krishterë si dita kur Shën Maria iu bashkua birit të saj, Jezu Krishtit.

Vetëm pak kilometra larg qytetit të Vlorës, në Zvërnec ndërthuren historia, kultura dhe peizazhet mbresëlënëse, që e bëjnë një atraksion të rëndësishëm turistik.

Kisha e Shën Marisë Hyjëlindëse në Manastirin e Zvërnecit, monument kulture i kategorisë së parë, mirëpret çdo ditë dhjetëra vizitorë shqiptarë e të huaj. Në manastir mund të shkohet përmes një ure këmbësorësh prej druri. Manastiri është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shek. X pas Krishtit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com