Një person i dyshuar si autor i sulmit brutal ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është ndaluar nga policia në Tiranë.
Këto janë pamjet e shoqërimit të tij në policinë e Tiranës ku pritet të merret në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë.
Tre persona sulmuan avokatin e kryetarit të PD-së, Sokol Mëngjesi, ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pak çaste pasi la djalin në çerdhe.
Ata e kanë qëlluar me sende të forta si doreza metalike dhe shufra hekuri duke i shkaktuar dëmtime serioze në kokë.
Avokati i liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, është në gjendje kritike shëndetësore dhe ndodhet në intubim./m.j