VIDEO/ Dhunoi vëllanë dhe kunatën, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Një 46-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi ka dhunuar vëllain dhe bashkëshorten e vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë.

Flamur Hoxhallari u ndalua në kohë nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, duke parandalohet një krim në familje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Mark Bajraktari”, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij dhe po i kanoste ato me sëpatë, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë F. H., 46 vjeç, banues në Tiranë.  Ky shtetas, pasditen e djeshme, në rrugën “Mark Bajraktari”, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë.

Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com