Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka dënuar atentatin e dytë për vrasjen e Donald Trump. “Venezuela e dënon plotësisht këtë tentativë për vrasje të ish presidentit Donald Trump. Ju bëj thirrje që të kërkoni një hetim, të cilin, ju Donald Trump duhet të udhëhiqni personalisht për të mësuar të vërtetën se kush e urdhëroi dhe drejtoi atë, si dhe kush lëvizi gjërat në prapaskenë. Ju meritoni shëndet të mirë dhe jetë të gjatë për të vazhduar projektet tuaja”, tha Maduro.
Presidenti foli dhe për ndalimin e dy shtetasve spanjollë në vend, duke pretenduar se janë të lidhur me shërbimin sekret të Madridit që planifikonin vrasjen e një kryebashkiaku. Në një shfaqje të pazakontë, Maduro doli dhe më një armë amerikane në duar në programin e tij javor televiziv, ndërsa tha se snajperi ishte pjesë e një ngarkese të sekuestruar.
“Ka një pamje teleskopike me rreze të mesme, është një pushkë sulmi e ndërtuar nga forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe është për përdorim ekskluziv nga forcat ushtarake amerikane. Tregtia dhe shitja e saj janë të ndaluara sepse janë vetëm për përdorim ekskluziv të Forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara. Ne kemi shumë nga këto armë. Këtu mund të shihni kalibrin 7.69 x 39 të armëve të futura nga CIA në Venezuelë për sulmet terroriste të kryera nga fashizmi”, tha ai.
Përveç dy spanjollëve, në Venezuelë janë arrestuar dhe 3 shtetas amerikanë dhe një çek mbi dyshimin se janë përfshirë në komplot për të rrëzuar qeverinë e Maduros.
/a.r