Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në burgun e Fierit për të takuar ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji.
Siç duket nga pamjet, shoqëruesi i Berishës mban në duar një qese kartoni që me siguri bëhet fjalë për ndonjë dhuratë që kryedemokrati ka zgjedhur t’i bëjë Salianjit.
Kryedemokrati shoqërohet për të bërë vizitën në burgun e Fierit edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.
Arrestimi i tij u pasua me një sërë reagimesh politike të krahut të djathtë, të cilët e cilësuan dënimin e tij me burg si vendimmarrje politike.